SPORT

Milani mposht Frosinonen, mban gjallë shpresat për Ligën e Kampionëve

Milani ka mposhtur 2 me 0 Frosinonen në xhiron e 37-të dhe është kthyer në top-katërshe në tabelën e Serisë A.

Ekipi i Gennaro Gattusos fitoi falë golave të Krzystof Piatekut dhe Susos.

Milani është i katërti me 65 pikë në tabelë, aq sa ka edhe Atalanta një pozitë më poshtë. Interi ka 66 në pozitën e tretë. Të dyja këto kanë nga një ndeshje më pak. Sonte Atalanta i shkon Juventusit, e Interi Napolit.

Image
//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483