SPORT

Milani heq dorë prej Lovrenit, dy klube tjera italiane interesohen për kroatin

Dejan Lovren duket se nuk ka arritur të transferohet te Milani, sepse 20 milionë euro e kompensimit të Rossonerëve, që po i kërkon Liverpooli, duket se janë tejet shumë për italianët.

Për më tepër mbrojtësi 30-vjeçar e ka shpenzuar një pjesë të mirë të sezonit duke kaluar në bankën rezervë, por kuqezinjtë duhet t’i kushtojnë vëmendje çdo centi të shpenzuar që të mos i shkelin rregullat e lojës financiare.
Por kjo nuk do të thotë që reprezentuesi kroat nuk do të largohet nga Anfield për në drejtim të kampionatit të Italisë.

Corriere della Sera shkruan se dy skuadrat e kryeqytetit italian janë të interesuar për qendër mbrojtësin – Roma dhe Lazio.

Roma është më tepër po këmbëngul pasi ka dështuar në uljen e çmimit të mbrojtësit të Tottenham Hotspurs, Toby Alderweireld.

Ndryshe, Tuttosport konfirmon se Milani synon të hapë negociatat me Manchester Unitedit në sjelljen e Eric Baillyt.