SPORT

Milani e do Guardiolën

Milani e dëshiron për trajner, drejtuesin e Manchester Cityt, Pep Guardiolën, ndërsa si drejtor sportiv kërkohet të jetë Marc Overmars, bën të ditur “Mundo Deportivo”.

Gazeta spanjolle thotë se “Elliot Management” nuk e ka pritur mirë mungesën e rezultateve, dhe beson se taktikat e spanjollit do ta nxirrnin ekipin nga kriza, transmeton KTV.

Stefano Piolit iu besua posti i trajnerit javën e kaluar si zëvendësues i Marco Giampaolos, por spanjollët shkruajnë se edhe Pioli do të jetë përkohësisht.

Kontrata e Guardiolës me kampionin e Premier Leagues përfundon në vitin 2021.