SPORT

Milan Radoiçiqi kandidat për kryetar të Federatës serbe të Futbollit në Kosovë

Kuvendi zgjedhor i asaj që medie në veri e quajnë federatë e futbollit të qarkut Kosovë – Mitrovicë e që vepron nën udhëheqjen e Federatës së Futbollit të Serbisë , ka zgjedhur udhëheqjen e re të KF Trepça dhe njëkohësisht ka vendosur që kandidat për kryetar në zgjedhjet e ardhshme të Federatës së Futbollit (serb) të Kosovës të jetë nënkryetarin i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, përcjell portali kossev.

Milan Radoiçiq, i dyshuar nga drejtësia në Kosovë për pjesëmarrje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit në janarin e vitit në shkuar në Mitrovicë, po fshihet nëpër Serbi dhe atje është nën mbrojtjen e policisë dhe të institucioneve serbe, transmeton Koha.net

Zgjedhjet për kryetar të për Federatën e Futbollit (serb) të Kosovës mbahen të hënën, më 4 mars.

Këto zgjedhje janë bërë dhe po bëhen sipas direktivave të Federatës së Futbollit të Serbisë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.