Kosova

Milaim Zeka: I kërkova policisë që ta dënojnë gruan time me 1 mijë e 400 euro

Foto nga Arkiva

Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka ka treguar një rast, ku iu kishte kërkuar zyrtarëve policorë që ta dënojnë gruan e tij me 1 mijë e 400 euro.

Zeka ka thënë se në momentin kur e kishin telefonuar Policia për të verifikuar veturën, kishte menduar se ka bërë aksident.

“Eda qysh vozit si e trentë edhe kjo tu shku në Ferizaj në 170 km/h, edhe bjen në radar. Edhe tash më thirrin Policia në telefon me verifiku kerrin. Thash kuku garant aksident edhe veç i pyeta a është gjallë. Tha o gjallë është veç 170 km/h, edhe 700 euro o dënimi. Thash o dënone 1 mijë e 400 euro, por nuk e kanë dënu”, tha Zeka.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij Edlira tregoi edhe se si i shpëtoi dënimit. “Thash bëje edhe 3 mijë e 100 nuk është problem, Milaimi e paguan”, tha ajo.