Kosova

Miku i Albin Kurtit tregon se ky i fundit ka vënë kollare edhe para luftës

Njëri nga organizatorët e protestave studentore të viteve 97-të, Bujar Dugolli, ka folur rreth kohës kur Albin Kurti e kishte vendosur kravatën për herë të parë,  gjatë një takimi në Uashington D.C.

“ Ne kravatë kemi vendosur në nëntor të vitit 1997 kur jemi fut në Departamentin Amerikan dhe faktikisht nuk kemi ditë mi lidh në atë kohë dhe ishte rregull i protokollit që duhet të futesh në kostum dhe kravatë dhe na ka ndihmuar Sylejman Gashi, korrospendenti i Rilindjes nga Amerika”, ka  rrëfyer Dugolli.

Ai gjithashtu ka treguar disa momente qesharake gjatë udhëtimeve me Kurtin

“Qeshnim më njëri tjetrin se po dukemi, pa dyshim që unë pasi i kisha flokët e shkurtra me rrinte më mirë kur Albinit me flokë të gjata nuk i rrinte fare mirë. Po sa e mbarum takimin ne i hoqëm ato nuk ishim mësuar kishim përshtypje që po na ngulfatke”, ka shtuar Dugolli.

Kurti  shumë herë kishte deklaruar se kravatën e vendos vetëm në raste speciale.

“Kravata dhe fraku kishin kuptimin e njeriut të dijshëm, intelektual e dinjitoz. Sot kjo veshje është kthyer në një uniformitet, veshje përjashtuese dhe formë shtypjeje”, deklaroi në vitin 2011 Kurti.

Ai këtë koment e kishte bërë pas një rasti, ndër të rrallët kur kishte kravatë, gjatë një vizite në SHBA. Ai ishte arsyetuar duke thëne se atë e vendos vetëm në raste speciale.

InDoks në këtë emision ka realizuar një profil të kryeministrit në ardhje, Albin Kurti që kur ai u shfaq në publik, rrugëtimin e tij në politikë jashtë dhe brenda institucioneve, si dhe zigzaget e tij përgjatëaktivizimit nga një idealistë i pakompromis në një politikan pragmatik makiavelist. Nga tërheqja zvarrë e një lope nga aktivistët e tij, deri te vendosja me zell e kravatës./InsajderiInDoks

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.