SPORT

Mike Tyson ndez cigaren gjigante të kanabisit, momenti kur ‘drogohet'(VIDEO)

Pas një karriere të suksesshme në boks, duket se Mike Tyson ka vendosur të bëhet protagonist në një tjetër “fushë”.

Ish-kampioni i peshave të rënda u pa duke pirë një cigare të madhe kanabisi në një festival të marijuanës, në përpjekje për t’u bërë nga “më i forti në planet” në “më i droguari në planet”.

Tyson ndezi një cigare të madhe kanabisi në një fermë afër Luginës së Vdekjes në Kaliforni. Ish-kampioni vendosi ta ndezë pasi ky shtet i SHBA-së legalizoi kanabisin.

Shihini momentin kur ish-kampioni i botës e ndez cigaren gjigante të kanabisit.