SPORT

Mike Tyson është gati për tu rikthyer në ring

Mike Tyson vazhdon të përgatitet për rikthimin e tij në boks, ku ka planifikuar të zhvillojë disa luftëra, ku njëra prej tyre pritet të jetë me rivalin e tij të madh, Evander Holyfield.

Ky do të ishte një rikthim i meçit të madh që ndodhi vite më parë, e që mbahet mend për kafshimin e veshit të Holyfield nga Tyson.

Image

Për të marr pjesë në këto luftime, Tyson ka pësuar ndryshim dramatike fizik, duke u kthyer në një formë të lartë, të njëjtën siç e kishte në vitet më të mira si profesionist.

Duke folur për “Fighthype”, vetë Tyson zbuloi sekretin e këtij ndryshimi fizik spektakolar.

“Unë kam stërvitur, boksuar dhe ndihem shumë mirë. Unë kam rënë nga 131 kilogramë, në 100 kilogramë dhe ndihem në formë të shkëlqyeshme”, ka thënë ‘Iron Mike’, i cili ka humbur 31 kilogramë.

Tyson tani 54 vjeç është stërvitur me trajnerin e tij Rafael Cordeiro për të arritur në këtë formë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483