Bota

Mijëra rusë protestojnë kundër rritjes së moshës së pensionimit

Dhjetëra mijëra rusë po protestojnë në mbarë vendin, kundër një plani mjaft kundërthënës të Qeverisë, për rritjen e moshës së daljes në pension.

Partia Komuniste Ruse është organizatorja kryesore e këtyre protestave. Por, në mesin e pjesëmarrësve ka edhe mbështetës të opozitarit rus, Aleksei Navanly, përfaqësues të fondacionit “Rusia e Hapur” të Mikhail Khodorkovsky , lëvizkes Fronti Levy si dhe partisë opozitare Yabloko.

Në Moskë, organizatorët thanë se mbi 100 mijë persona janë mbledhur për të kundërshtuar këtë plan, por vëzhguesit thonë se dalja në rrugë është më e ulët se kjo shifër e paraqitur.

Protesta të ngjashme si në Moskë, po mbahen edhe një dhjetëra qytete në mbarë Rusinë.

Ligji për pensionet parasheh rritjen e moshës deri në 65-vjeç për burra dhe 63 për gra. Ligji aktual për pensione thotë se burrat në Rusi kur arrijnë moshën 60-vjeçe dalin në pension, ndërkaq gratë përfitojnë pensionin në moshën 55-vjeçe.

Mbi 2,8 milionë persona kanë nënshkruar një peticion online kundër ndryshimit të Ligjit për pensionin.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.