Kosova

Miftaraj për ministren Haxhiu: Mirë që pak media e shoqëri civile po bëhen argat të pushtetit

Pas publikimit të disa video-incizimeve të cilat flasin për ndërhyrjen e prokurorëve në raste dhe për zyrtarë të tjerë, sot ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu thirri konferencë për media.

Në këtë konferencë Albulena Haxhiu kërkoi reagimin qytetarë lidhur me përgjimet në prokurori.
Madje Haxhiu tha se se duhet një reagim shoqëruar që sipas saj kishte ndodhur kur ishin publikuar afera ‘Pronto’ vite më parë.

“Kambanat për cenimin e drejtësisë po bien sërish vite pas “Ponto” aferës. Kanë kaluar disa ditë që nga nisja e publikimit të këtyre përgjimeve nuk kemi parë reagime shoqërore, mediat dhe shoqëria civile. Janë të pakta mediat që kanë publikuat këto përgjime. Nuk po ndodh e njëjta sikur me aferën “Pronto” kur ka pasur edhe protesta”, është shprehur ajo.

Pas kësaj ka reaguar Ehat Miftaraj nga IKD, i cili tha se shoqëria civile dhe mediat janë nën llupën e monitorimit dhe vëzhgimit nga ekzekutivi.

“Edhe këtë ditë e pritëm! Gjithsesi shumë mirë kur vetëm një pjesë e vogël e medias dhe shoqërisë civile bëhen argat të pushtetit”, shtoi Miftaraj.