Kosova

Miftaraj për Kosova.info: Nëse dorëhiqet Presidenti Thaçi, hapat që duhet ndjekur partitë politike

Kjo është rruga që kandidati i ardhshëm për President të Kosovës, duhet ndjekur nëse dorëhiqet ai aktual Hashim Thaçi, poqëse Dhoma e Posaçmë e Gjykatës Speciale në Hagë, i vërteton dyshimet e prokurorisë së kësaj gjykate.

Hapat që duhet t’i ndjekur për Kosova.info i ka treguar drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.

Miftaraj, ka hequr dyshimet se vendi shkon në zgjedhjet menjë herë pas dorëheqjes së presidentit, ai ka shtuar se ka kohë 60 ditë deri tek dita kur Kosova, duhet të ketë shefin në presidencë. Pas këtij afati të paraparë vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

E drejta për të propozuar kandidatin për President, e kanë partitë parlamentare nëse janë të sigurta se i kanë votat në njërën nga tria rundet.

Përgjigjet nga Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në IKD:

Në rast të dorëheqjës së z. Thaçi, partitë politike në Kuvend janë të obliguara që të fillojnë më procedurën e zgjedhjës së Presidentit të ri të Republikës.  

Respektivisht Kuvendi i Kosovës është i obliguar që brenda 60 ditëve të zgjedh Presidentin e ri, nga fillimi i procedurës së zgjedhjës.  Në rast se Kuvendi dështon që brenda kësaj periudhe të zgjedh Presidentin e ti, atëherë shpërndahet Kuvendi, dhe vendi shkon në zgjedhje.

Në rast të dorëheqjës së Presidentit Thaçi, këtë pozitë përkohësisht do ta ushtroj Kryetarja e Kuvendit të Kosovës deri në zgjedhjen e Presidentit të ri. Sidoqoftë, shpërndarja e Kuvendit nuk mund të ndodh dhe të bëhet qoftë nga Presidenti i Republikës apo U.D. së Presidentit në mënyrë arbirtrare apo të njëanshme. 

E vetmja mënyrë që të shpërndahet Kuvendi në rrethanat aktuale është nëse për këtë votojnë 2/3 e deputetëve, pas votimit të sukssesshëm të Qeverisë apo mos zgjedhjës së Presidentit të Republikës brenda 60 ditëve nga koha kur ka filluar procedura e zgjedhjës.

Pas dorëheqjës së Presidentit të Republikës, në rast se brenda dy muajve nga fillimi i procedurës së zgjedhjës së Presidentit të ri nuk përfundon me sukses një iniciative e tillë, atëherë vendi shkon automatikisht në zgjedhje.

Partite politike mund të propozojnë kandidatet për President dhe  kandidati i cili merr 80 vota nga Kuvendi i Kosovës në raundin e parë apo të dytë zgjedhet President. Nëse ne dy raundet e para nuk merr 80 vota, atëherë ne raundin e trete nevojiten vetem 61 vota. Mandati i Presidentit të zgjedhur është pesë vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.