Hi Tech

Microsofti mund ta lansojë Surface Pro 7 të ri, me korniza më të holla

Pritet që Microsofti gjatë kësaj jave ta prezantojë Surface Pro 7 të ri, ndërsa më shumë informacione sugjerojnë që kompania do të mund t’i prezantojë dy variante të të njëjtit model, raporton Softpedia.

Sipas raportimeve, Microsofti mund ta prezantojë një version të rifreskuar të modelit aktual Surface Pro me disa ndryshime të vogla, si dhe një ndryshim të madh të dizajnit dhe karakteristikave të të njëjtës pajisje në fushat e harduerit dhe dizajnit.

Modeli i ri e ka emrin e koduar Campus, ndërsa pritet të ketë dizajn “borderless”, shkruan KOHA Ditore. Kjo do të thotë që Microsofti do ta zvogëlojë madhësinë e kornizave rreth ekranit, dhe theksohet se dizajni mund t’i ngjajë pak a shumë Apple iPad Pro.

Karakteristikat e reja do të duhej ta përfshijnë USB-C në vend të portit USB-A si dhe portin MiniDisplay, ndërsa 4G LTE do të ofrohet që nga fillimi. Ekziston mundësia që ky model të publikohet si Surface Pro 7, për ta dalluar atë nga pjesa tjetër e linjës.

Modeli tjetër, i cili duket i njëjtë me atë ekzistues Surface Pro 6, e mban emrin e koduar Harper dhe do të mund të marrë port USB-C në vend të portit MiniDisplay.

Për detajet konkrete dhe risitë që do t’i prezantojë Microsofti do të mësojmë në prezantimin e kompanisë i cili do të mbahet më 2 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.