Hi Tech

Microsofti do ta largojë Flashin nga të gjithë browserët e vet deri në dhjetor të 2020

Në korrik të vitit 2017, Adobe ka paralajmëruar se do ta ndërpresë mbështetjen për Flash deri në fund të vitit 2020. Pas kësaj, kompanitë të cilat zotërojnë browserë kanë njoftuar për planet e tyre për ta ndërprerë mbështetjen e Flash, dhe kjo përfshin edhe Microsoftin, raporton Neowin.

Microsofti tani ka sjellë edhe informacione shtesë që Flash do të pushojë së funksionuari në browserët e kompanisë në fund të vitit 2020. Edge Spartan (versioni aktual i browserit Edge) dhe Internet Explorer 11 do të vazhdojnë të funksionojnë ashtu siç kanë funksionuar, edhe për pjesën tjetër të këtij viti. Flash do të shuhet plotësisht deri në dhjetor të vitit të ardhshëm.

Kur bëhet fjalë për Edge të bazuar në Chromium, Microsofti thekson se do ta ndjekë të njëjtin afat kohor si Chromium Project për ta ndaluar mbështetjen për produktin e Adobe, pra përsëri deri në dhjetor të vitit të ardhshëm, shkruan KOHA Ditore. Flash do të pamundësohet si parazgjedhje (default) dhe do të mund të aktivizohet për faqet individuale ose për një grup sajtesh.

Flash i Adobes ka pasur shumë probleme ndër vite, ndër të cila shumica e tyre janë nga fusha e sigurisë. Uebi modern e ka zëvendësuar Flashin me HTML5, kështu që platforma dikur e popullarizuar nuk është më e nevojshme, përveç në aplikacionet burimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.