EKONOMI

MI: Rrezik për rrëshqitje të gurëve në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar të gjithë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor, që frekuentoni rrugën Kaçanik – Hani i Elezit, se një pjesë e kësaj rruge, rreth 200 metra përbën rrezik për rrëshqitje dhe erodime të dheut e të gurëve.

Ministria e Infrastrukturës thotë se që nga nesër do të marrin masat e nevojshme për rregullim të atij rreziku, por deri në sigurimin e plotë të këtij aksi, ka bërë thirrje që të zgjedhën rrugët alternative, siç është rruga për në pikën kufitare “Gllobiçicë”, e cila e lidhë Prizrenin me Tetovën.

“Ne si Ministri, krahas punëve që po kryhen në Autostradën “Arbën Xhaferi”, e cila pritet të përfundojë në fund të nëntorit të këtij viti, po bëjmë çdo gjë që është në mundësitë tona për të siguruar qarkullim pa probleme edhe në rrugët ekzistuese. Situatën që e kemi trashëguar kërkon ndërhyrje emergjente në shumë segmente, njëra nga këto është edhe segmenti, Kaçanik – Hani i Elezit, rruga ekzistuese Nacionale N 2. Si zakonisht, jemi në dispozicion për çfarëdo situate që lëvizja e lirë e mallrave dhe e qytetarëve të mos ketë pengesa”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.