EKONOMI

MFT/Thesari proceson pagesat për shërbyesit publik e civil

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se Thesari ka bërë procesimin e pagave për të gjithë ata që përfitojnë paga nga Buxheti i Kosovës, pra shërbyesit publik dhe civil.

Pagat për muajin mars realizohen rreth një javë më herët, duke pasur parasysh situatën aktuale të pandemisë dhe masave që po merr Qeveria dhe Ministria e Financave dhe Transfereve për përballimin sa më të lehtë të saj.

Po ashtu, njoftojmë se me këtë pagë, përfshihet edhe pagesa e obligimeve të prapambetura për 861 zjarrfikës përfitues nga komunat e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Me këtë rast, rikujtojmë edhe njëherë përfituesit që përveç urdhëresave të Qeverisë të ndjekin edhe udhëzimet shtesë: 

SHFRYTËZONI MAKINAT AUTOMATIKE PËR TËRHEQJE (bankomatet)

PËRDORNI KARTELAT BANKARE pa kosto shtesë (jo tërheqje të parasë së gatshme) dhe

SHTYNI TËRHEQJEN E PAGAVE për aq kohë sa mundeni, për të mos krijuar radhë të panevojshme ku rrezikohet shëndeti i Juaj.

Gjithashtu ju njoftojmë se sistemi bankar është mjaft likuid dhe stabil si dhe mjetet në llogaritë tuaja bankare janë tërësisht të sigurta, dhe se bankomatet dhe degët e bankave janë të furnizuara mirë me para të gatshme dhe secili do të ketë mundësi të marrë shërbimet e nevojshme bankare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.