EKONOMI

MFT dhe USAID zotohen për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve

Ministri Besnik Bislimi priti në takim Drejtoreshën e Misionit të USAID për Kosovë, Lisa Magno, ku u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve dhe për zhvillimet e fundit në fushën që mbulon Ministria e Financave dhe Transfereve.

Ministri Bislimi e njoftoi drejtoreshën Magno mbi procesin buxhetor për vitin 2020, si dhe për prioritetet e Ministrisë, që dalin nga program i Qeverisë. Ai gjthashtu falënderoi znj. Magno për mbështetjen e deritanishme të USAID dhe kërkoi që kjo mbështetje të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Ndërsa Drejtoresha e Misionit të USAID-it për Kosovë Lisa Magno e uroi ministrin Bislimi për pozitën e tij të re, dhe ofroi mbështetjen e saj dhe të USAID-it për Ministrinë e Financave dhe Transfereve, me qëllim të forcimit tutje të stabilitetit fiskal të vendit.

Udhëheqësit e dy institucioneve u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit, me synimin e implementimit të reformave që bien nën përgjegjësinë e Ministrisë së Financave dhe Transfereve. /Kosova.info/

Shfaq më shumë
//zikroarg.com/4/3473483