EKONOMI

MFPT dhe UNICEF diskutojnë iniciativat e përbashkëta për integrimin e të rinjve në tregun e punës

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati, takoi z. Murat Sahin, udhëheqës i Zyrës së UNICEF në Kosovë dhe ekipin e tij. Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i frytshëm për tranzicionin nga shkolla në punë dhe mundësitë e punës praktike për të rinjtë.

Ministri Murati njoftoi z. Sahin në prioritetet e Qeverisë së Kosovës në fushën e rritjes së punësimit të qëndrueshëm dhe skemat e planifikuara në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për të përmirësuar qasjen e të rinjve në tregun e punës.

Ndërsa, z. Sahin dhe ekipi i UNICEF shpalosën iniciativat e ndërmarra deri më tani për mentorim dhe aftësimin e të rinjve për qasjen në tregun e punës, me theks në programin e praktikës së punës të zbatuar nga UNICEF. /Kosova.info/