Kosova

Meta pas takimit me Kurtin: Kosova i ka mundësitë të jetë shembull i mirëqeverisjes

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës në Prishtinë ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.

Meta i ka falënderuar Kurtin dhe Mustafën për solidaritetin që kanë treguar dhe ndihmën konkrete që kanë dhënë në mbështetjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Si fitues të zgjedhjeve parlamentare iu urova suksese në partneritetin e tyre për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse. Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë”, ka shkruar ai.

Tutje, presidenti shqiptar tha se Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.