Kosova

Meta: “Lëvizja e kufijve, na çon në luftë”

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta ka theksuar se ideja e shkëmbimit të territoreve na çon drejt luftës.

“Luftë”, ka theksuar ai, duke e komentuar përpjekjen e presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim territoresh me shtetin e Serbisë.

Meta ka thënë se të gjitha luftërat në ish – Jugosllavi janë zhvilluar për shkak të territoreve.
Ndërkaq, drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu në emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashin, tha ndër të tjera se askush nga qytetarët e Kosovës, nuk është i gatshëm që për një copë tokë të mbetet i izoluar, pa ulëse në OKB, pa mundur të lëvizin nëpër vendet e BE-së.