Kosova

Meta: Hashim Thaçi i ka hyp skijave, për në Burojë…

Ish- deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta në emisionin “Blic Intervieë” me Astrit Gashin ka akuzuar rëndë Hashim Thaçin.

Ai tha se presidenti i Kosovës për shkak të frikës nga Gjykata Speciale, ka hyrë në aranzhmane të tilla për shkëmbime territoresh.

“Hashim Thaçi i ka hyp skijave, dhe ai me ato ski mund të shkojë në Burojë, Sharr apo Brezovicë. Mirëpo, ai nuk mund të hyjë në aranzhmane të tilla, që ta shpëtojë veten e tij nga Gjykata Speciale”, tha ai.

Meta ndër të tjera ka theksuar shumë më i mirë është opsioni i Asociacionit të Komunave Serbe se sa, opsioni i shkëmbimit të territoreve.

Ish- deputeti i LDK-së, ka thënë se është e turpshme për ne, si Kosovë qe frikesohëmi nga 70 mijë serb.

Leave a Reply

Your email address will not be published.