Kombëtare

Meta/ Do konfirmohet sërish pafajësia dhe drejtësia e luftës së UÇK

Kreu i shtetit, Ilir Meta, reagoi pas ngritjes së akuzave për krime lufte ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Presidenti del në mbështetje të dy politikanëve të lartë kosovarë, duke thënë se beson te pafajësia e tyre, ndërsa shton se Lufta e UÇK-së kundër gjenocidit të regjimit kriminal të Millosheviçit ishte e drejtë dhe vendimtare.

“Lufta e UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi i regjimit kriminal të Millosheviçit, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare, jo vetëm për lirinë dhe themelimin e Republikës së Kosovës në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, por edhe për paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë e saj europiane dhe të rajonit tonë.

Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre.

Edhe më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar.

Ne besojmë se kjo do të ndodhë përsëri,” tha Meta.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483