
Policia e Kosovës njofton se një rast i pengimit ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës ka ndodhur në një shkollë në Vushtrri, shkruan kosova.info.
Ankuesja femër K-Shqiptare mësimdhënëse në shkollë fillore ka informuar se për deri sa ishte duke mbajtur orë mësimi, kolegu i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka hyrë në klasë duke bërtitur dhe më pas me forcë ka marr ditarin e klasës. I dyshuari gjendet në arrati.
Rasti është duke u hetuar.
add a comment