Kombëtare

Mësuesi rrah nxënësin në Rahovec

Një nxënës i shkollës së mesme profesionale në Rahovec të enjten ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga profesori i tij.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur më datë 16 maj, në objektin e shkollës profesionale.

Rasti ndaj të dyshuarit, profesor i shkollës së mesme profesionale në Rahovec, është cilësuar si “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Rr. Gëzim Hamza, Rahovec. (16.05.2022-07:35). Pranë S.P. Rahovec është paraqitur ankuesi i mitur (nxënës i shkollës profesionale ), dhe ka raportuar se me datë 16.05.2022 rreth orës 07:35 ne objektin e shkollës, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari (profesor i shkollës profesionale) lidhur me një incident te ndodhur ditë më parë”, ka thënë Gjurkaj.

Ai ka bërë të ditur se viktimës i është ofruar ndihma mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec dhe sipas mjekut, nuk ka lëndime të dukshme.

“Njësiti i Hetimeve ka bërë intervistimin e palëve të përfshira në rast dhe kanë mbledhur prova tjera materiale lidhur me rastin. Është njoftuar Prokurori i Shtetit në lidhje me rastin, dhe me urdhrin e tij, rasti procedohet në procedurë të rregullt. Hetimet në vijimësi”, ka shtuar Gjurkaj.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort