SPORT

Messi ushtron i vetëm pas lëndimit muskulor

Superylli Lionel Messi ka stërvitur i vetëm pasi ka pësuar lëndim muskulor, pak ditë para se Barcelona të luaj ndeshjen e parë në La Liga që nga ndërprerja për shkak të koronavirusit.

Barcelona ka thënë se kapiteni i skuadrës ka lëndim të vogël në kofshë dhe ka ushtruar individualisht për të shmangur rrezikun eventual.

Skuadra e Barcelonës vazhdon garën për të mbrojtur titullin me ndeshjen ndaj Mallorcas më 13 qershor. Te Barcelona presin që ai të jetë i gatshëm për ndeshje, përkatësisht që të kthehet në stërvitje me skuadër pas pak ditësh.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483