SPORT

Messi: Kur Henry hyri në dhomën e zhveshjes, nuk guxoja ta shikoja në fytyrë

Lionel Messi ka zbuluar se e kishte vlerësuar dhe admiruar aq shumë Thierry Henry-n, saqë nuk kishte mundur ta shikonte në fytyrë sulmuesin francez në takimin e tyre të parë në dhomën e zhveshjes te Barcelona.

Henry në vitin 2007 la Arsenalin për tu transferuar te blaugranët. Në një intervistë për mediat europiane Messi u shpreh se ishte i mahnitur nga prezenca e sulmuesit francez.

Image

“Ditën e parë që Henry hyri në dhomën e zhveshjes, unë nuk guxova ta shikoja atë në fytyrë. Dija gjithçka që ai kishte bërë në Angli. Kisha një imazh të tij të krijuar dhe papritmas ishim në të njëjtin ekip. Ajo që ndiej për të është admirim.

Më pëlqente lehtësia e përfundimit të një veprimi, si ai merr rrugën drejt portës dhe përfundon aksionin. Ai jep përshtypjen se gjithçka është e lehtë. Karriera e tij, driblimi i tij, finalizimi ishin gjëra që e bënin atë të madh”, përfundoi Leo.

Image

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.