SPORT

Messi i përgjysmuar pa Xavin e Iniestan

Lionel Messi nuk ka qenë vetja që prej se Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta u larguan nga klubi, sipas Juan Carlos Heredia, ish-futbollist argjentinas i cili mbahet në mend për kohën e tij me gjigantin katalonas.

Messi i ka përjetuar disa prej humbjeve më turpëruese dhe zhgënjyese në karrierë vitet e fundit, sidomos në Ligën e Kampionëve, një trofe që nuk e ka shijuar që pesë vjet, transmeton Gazeta Express.

Humbja tronditëse dhe turpëruese 8:2 kundër Bayern Munich në çerekfinalen e Champions këtë sezon ishte kulmi në një varg disfatash në vitet e fundit.

Messi e ka bartur Barcelonën mbisupe gjithmonë, por me largimin e Xavit para pesë vjetëve dhe të Iniestas dy vjet më parë, Heredia beson se Messi ka mbetur vetëm hija e vet.

“Messi nuk ka qenë më kurrë i njëjti që prej se ia hoqën nga skuadra Xavin dhe Iniestan. Ai nuk luan më me dinamiken e njëjtë”, tha Heredia.

“Messi sot duhet ta organizojë lojën vetë, duhet të shënojë vetë dhe duhet t’i gjuajë goditjet e lira vetë, kjo është e tepërt. Ai e bart mbisupe i vetëm përgjegjësinë e një klubi të madh evropian. Barcelona nuk mund të luajë fare nëse nuk është Messi”, shtoi ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.