SPORT

Messi: Dua të pensionohem te Barcelona

Lionel Messi ka dhënë një intervistë të gjatë për RAC1, duke treguar shumë gjëra për karrierën e tij te Barcelona.

Ylli argjentinas ka zbuluar për golin e tij më të mirë, vështirësitë që kishte gjatë karrierës, madje kishte menduar edhe të largohej në vitin 2014 nga Blaugranasit.

Lojtari 32-vjeçar në mes tjerash ka zbuluar se ideja e tij është që të pensionohet në Camp Nou, pasi klubi është si familja e dytë e tij.

Lionel Messi (Foto: Goal.com/Getty Images)

“Po, ideja ime është qëndrojë këtu edhe për disa vite. Unë gjithmonë kam menduar në këtë mënyrë dhe asgjë nuk ka ndryshuar”, ka thënë Messi.

“Është e qartë tashmë se dua të pensionohem te Barca. Veçanërisht kur ju në klub ndiheni si në familjen tuaj. Jam shumë i lumtur te Barca”.

“Që nga fëmijëria ime kam ëndërruar të luajë për Newell, pasi futbolli në Argjentinë do të thotë gjithçka. Por, nganjëherë këto gjëra na kufizojnë dhe duhet të qëndrojmë aty ku familja juaj ndihet mirë dhe aty ku i keni shokët (Barcelona)”, ka shtuar më tej pesë herë fituesi i Topit të Artë.

Messi kishte bërë të ditur po ashtu se goli më i mirë në karrierën e tij ishte në finalen e Ligës së Kampionëve në Romë ndaj Manchester United, të cilin e shënoi me kokë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.