Kosova

Mësohet ora dhe vendi i takimit VV – LDK me ambasadorët e Quint-it

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të takohen gjatë ditës së sotme me ambasadorët e Quint-it dhe Shefen e Misionit të BE-së.

Burime të mediave brenda dy partive thonë se takimi pritet të zhvillohet sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës duke filluar nga ora 17:00.

Zyrtarë të LDK-së kanë thënë se ndërkombëtarët janë ftuar vetëm për t’u informuar për rrjedhën e bisedimeve që po zhvillojnë partitë.

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se ndërkombëtarët do të jenë aty për t’u informuar.

“Takimi do të jetë informativ, ashtu ka qenë ideja”, ka deklaruar Osmani.

Kurse nënkryetari tjetër i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se përfaqësuesit e QUINT-it takimit mund t’i japin atmosferë pozitive.

“Mund t’i jep atmosferë pozitive (takimit) dhe shpirt politik, përndryshe vullneti i LDK-së dhe VV-së është për marrëveshje të përbashkët”, ka deklaruar mbrëmë Haziri.

Kujtojmë se mbrëmë Kurti e Mustafa, pas një kohe të gjatë iu rikthyen dialogut, ku për dy orë u takuan në Kuvend, por sërish pa sukses.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.