Kosova

Mësohet lokacioni se ku u gjet çanta e mbushur me para

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në disa lokacione të vendit, ku janë arrestuar 12 zyrtarë të shtetit. Përveç arrestimeve, në këto lokacione janë gjetur dhe konfiskuar gati gjysmë milioni euro.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se këto para janë konfiskuar në Batllavë të Podujevës.

Për këtë aksion është deklaruar edhe kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi.

Ai tha se të arrestuarit dyshohen për keqpërdorim të subvencioneve, marrje dhe dhënie të ryshfetit, keqpërdorim të detyrës zyrtare etj.

Sipas tij, grumbullimi i informacioneve dhe mbledhja e provave për këtë rast ka filluar nga muaji janar.

“Nga muaji janar ka filluar grumbullimi i informacioneve dhe mbledhja e provave që kanë rezultuar se duhet të zbatohen masat e fshehta dhe ato të vezhgimit, kemi ardhë në përfundim që të bastisen disa lokale ku mund të gjenden para të përfituara kundërligjshëm…Kemi bërë bastisjen e lokaleve, ku gjatë bastisjes kemi sekuestruar një shumë të madhe të të hollave, vetura, lapo top , kompjuterë telefona, etj.Që do të shërbejnë për procedurat e ardhshme”, tha Lumezi.