Kombëtare

Mësohet gjendja shëndetësore e të plagosurit në Gjakovë

Në fshatin Marmull të Gjakovës sot ka ndodhur një tragjedi, ku për pasojë ka mbetur një person i vrarë dhe një i plagosur.

Rreth orës 18:30 në fshatin Marmull të Gjakovës një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Siç është konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Gjakovës, deri te kjo tragjedi ka ardhur si pasojë e një konflikti pronësor.

I dyshuari A.Gj., nga i njëjti fshat ka privuar nga jeta 40-vjeçarin me inicialet T.B., dhe ka plagosur 56-vjeçarin me inicialet A.N., 56 vjeçar.

Naser Lleshi, mjeku kujdestar në Spitalin Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda”, ka thënë se i plagosuri është i shtrirë në këtë spital në repartin kirurgjik dhe se gjendja e tij është e mirë.

“Gjendja e të plagosurit është e mirë. Është hospitalizuar në repartin kirurgjik. Nuk është parë indikacion për intervenim kirurgjik mirëpo, është mobilizuar me gjips këmba dhe është në përcjellje dhe do me thënë është i shtruar në repartin kirurgjik”, ka treguar Lleshi për lajmi.net.

Policia e Kosovës rreth orës 21:00 ka arritur që të arrestojë A.Gj., të dyshuarin kryesor për këtë ngjarje.

Po ashtu bazuar në të dhënat e Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës, i dyshuari A.Gj., kishte shtënë me automatik në drejtim të të ndjerit T.B., dhe A.N.

Lini një Përgjigje

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.