Kosova

Mësohet gjendja e 11 komisionerëve të helmuar nga zarfet në KQZ

Njëmbëdhjetë nga 26 të helmuarit dje gjatë verifikimit të votave nga Serbia po qëndrojnë në Klinikën Infektive teksa gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Kështu është shprehur drejtoresha e Infektivës, Lindita Ajazaj-Berisha në një konferencë për media, teksa tregoi dhe simptomat të cilat i kanë.

“Në klinikë janë të hospitalizuar 11 pacientë gjendja është stabile. Disa prej  tyre kanë pas mundim, vjellje, skuqje të lëkurës. Për momentin nuk mundemi me dhënë diagnozën e saktë, pacientët duhet të qëndrojnë në klinikë”, tha ajo.

Ndryshe dje gjatë numërimit të votave të ardhura nga Serbia, numëruesit janë ankuar për kundërmim që vinin nga zarfet dhe për një alergji.