Show Biz

Mësohet emri i vajzës së Mc Kreshës që do të vijë në jetë

Reperi i njohur, MC Kresha së shpejti pritet të bëhet baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij Erzina është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe pritjes dalëngadalë po i vjen fundi.

Së shpejti pritet që të vijë në jetë vajza e tyre dhe çifti i njohur e kanë vendosur tashmë emrin e saj.

Ajo do të quhet Iza dhe ka qenë babai i Erzinës që e ka zbuluar nëpërmjet një fotoje në Instagram, i cili në përshkrimin e saj ka treguar edhe emrin e mbesës së tij.

“Mami, gjyshja dhe Iza. Mezi po presim që Iza të vijë në këtë botë”, ka shkruar ai.

Sipas “Prive”, ky emër, pra ka kuptimin “Zoti është i përsosur” ose “Zoti është betimi im”.

Image

Kujtojmë se MC Kresha dhe Erzina i dhanë fund beqarisë pa shumë zhurmë në muajin dhjetor në një ceremoni me familjarë dhe të ftuar VIP.

Leave a Reply

Your email address will not be published.