SPORT

Mësohet çmimi i biletave për sfidën Maqedoni – Kosovë

Në mbledhjen e mbajtur sot Federata e Futbollit të Maqedonisë ka marrë vendim që çmimi i biletave për tribunat kryesore Jug-Veri, në sfidën ndaj Kosovës, të jetë 300-400 denarë (rreth 5 euro).

Tashmë është vendosur që kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Toshe Proeski Arena”, në Shkup që ka kapacitet prej 33 mijë ulëseve.

Për “Dardanët” pritet të ndahen rreth 3 mijë bileta.

Kosova luan në udhëtim ndaj Maqedonisë gjysmëfinalen e Ligës D të Ligës së Kombeve më 26 mars dhe në rast të fitores ajo, më 31 mars, në finale do ta përballet si mysafire me fituesin e ndeshjes tjetër gjysmëfinale Gjeorgji – Bjellorusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.