Hi Tech

Mësohen specifikimet dhe çmimet e telefonit Redmi Note 8 Pro

Redmi Note 8 dhe Note 8 Pro do të prezantohen më 29 gusht. Modeli pro do të ketë kamerë prej 64MP në pjesën e pasme, ndërsa modeli standard do ta ketë një sensor prej 48MP. Xiaomi i ka publikuar disa detaje të tjera zyrtare, si çipseti Helio G90T për modelin Pro dhe Snapdragon 665 për modelin standard Redmi Note 8, raporton GSMArena.

Përveç këtyre specifikimeve të konfirmuara zyrtarisht, janë shfaqur edhe informacione të “rrjedhura” me detaje shtesë. Redmi Note 8 Pro do të ketë ekran 6,53 inçësh IPS LCD me rezolucion prej 1080p+, të mbuluar me mbrojtje Gorilla Glass 5. Mbi ekran ndodhet një notch me kamerën e përparme.

Sistemi i kamerave në anën e pasme përbëhet nga sensori 64MP Samsung GW1 (1/1.7″, 0.8μm pikselë), kamera ultra e gjerë prej 8MP, makro 2MP dhe depth sensori prej 2MP, shkruan KOHA Ditore. Modeli standard do ta ketë të njëjtin harduer përveç modulit kryesor të kamerës që e ka një sensor prej 48MP.

Gjithçka do të furnizohet nga një bateri prej 4500mAh, me mbështetje për mbushje deri në 18W me USB Power Delivery. Mbushja do të bëhet përmes portit USB – C.

Redmi Note 8 Pro do të vijë në versione me 6 GB RAM dhe 64 GB hapësirë për ruajtje (rreth 225 euro) dhe do të shkojë deri në 8 GB/128 GB (rreth 265 euro). Redmi Note 8 do të vijë vetëm në variantet e memories dhe hapësirës për ruajtje prej 4 GB RAM/64 GB (rreth 150 euro). Duhet të theksohet se çmimet janë konvertuar nga juani kinez dhe sigurisht që do të jenë më të larta kur telefonat të shfaqen në tregun evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.