Kosova

Mësohen detaje të reja për takimin Thaçi-Kurti

Dje ishte raportuar se shefi i shtetit dhe pretendenti për postin e kryeministrit do të marrin pjesë, në konferencën Dialogët Ballkanas në Berlin, i organizuar nga instituti Lindje – Perëndim, mëson se këta të dy pritet të takohen edhe në mes veti. Por, me ndërmjetësues.

Kandidati për kryeministër nga vetëvendosje Albin Kurti ka marrë ftesë për takim më presidentin e Republikës se Kosovës Hashim Thaçi. Ketë e konfirmuar një burim i gazetës “Bota Sot”, ndonëse nuk ka dhënë detaje të tjera ky burim ka thënë se Kurti ka marrë ftesë për pjesëmarrje në takim me presidentin Thaçi.

Ndërmjetësues për ketë takim pritet të jetë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani Richard Grenell i cili do të mund ti bëjë bashkë Thaçin e Kurtin.

Dy rivalët e përbetuar politikë këtë javë mund ta kenë takimin e tyre të parë përballë  njeri tjetrit.