Kosova.info

Mësimdhënësve grevistë u dalin pagat e shtatorit

Sindikalistëve të arsimit u janë ekzekutuar pagat për muajin shtator, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë zyrtarë të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Po ashtu, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka konfirmuar se mësimdhënësve që ishin në grevë nga 25 gushti deri më 1 tetor, u janë ekzekutuar pagat për muajin shtator.

Më herët gjatë javës, nga sindikata e arsimit, thanë për Radion Evropa e Lirë se pagat ishin ekzekutuar për shërbyesit civilë –të cilët po ashtu ishin në grevë – por, jo për punonjësit e arsimit.

Greva në sektorin publik të Kosovës u pezullua deri në janar të vitit 2023, por sindikalistët kanë thënë se nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre. Në grevë nga 25 gushti ishin punëtorët e administratës publike në nivel lokal dhe qendror, së bashku me punëtorët e arsimit.

Sindikalistët kërkuan nga 100 euro për punëtor për çdo muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për paga.

Por, Qeveria publikoi një pako për ndihmë për shkak të rritjes së inflacionit dhe në të u parapa 50 euro për të gjithë punëtorët e sektorit publik.

Qeveria së fundmi ka hartuar Projektligjin për paga dhe i njëjti është në procedura të konsultimeve publike. Ai më pas duhet të miratohet në Qeveri dhe Kuvend, e më pas të publikohet në Gazetën Zyrtare. Tetë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare, ky legjislacion pritet të hyjë në fuqi.

Më të fundit

escort mersin - izmir escort