SPORT

Mesfushori i Interit: Kjo është mënyra për të fituar me Juventusin

Borja Valero ka marrë vendin e Brozoviçit, për të bërë “regjisorin” e lojës së Interit, ndërkohë që kroati është dëmtuar.

Në sfidën e fundit ndaj Romës, Valero ishte nga më të mirët në fushën e lojës.

Spanjolli tregoi shpejtësi dhe saktësi në pasime, ndërsa jo rrallë ndihmoi edhe në organizimin e manovrës sulmuese, por edhe u përfshi në veprime të bukura teknike, që ndezën entuziazmin e “San Siro”-s.

Këtë fundjavë në Milano do të zbresin kampionët e sapo shpallur të Serisë A, Juventusi, në atë që quhet derbi i Italisë dhe Borja Valero këshillon skuadrën për mënyrën se si duhet ta fitojë këtë takim.

“Duhet të provojmë të bëjmë ne lojën dhe jo t’i përshtatemi kundërshtarit. Për më tepër, ka shumë rëndësi që të jemi maksimalisht të përqendruar në 15-20 minutat e para, që do të vendosin edhe ecurinë e takimit”, tha spanjolli.

Borja Valero nuk ka këshilla specifike për Mauro Icardin para këtij takimi, ndërsa pranon se në rast fitoreje ndaj bardhezinjve, Interi mund të ndihet i sigurt për realizimin e objektivit.

“Mauro është i pjekur dhe di t’i menaxhojë këto situata. Jam i sigurt që do të bëjë më të mirën në fushë. Nëse fitojmë, mund të themi se ia kemi dalë, ndonëse ka ende edhe 4 javë të tjera për t’u luajtur më pas”, tha Valero.