SHËNDETËSIA

Mesazhi i përbashkët i pacientëve të prekur me COVID-19: Respektoni masat

Nëpër të njëjtën procedurë, stafi i Mjekësisë Sportive kalon çdo ditë për t’u kujdesur për pacientët e shtrirë këtu me COVID-19.

Brenda objektit të kësaj qendre, pacientët luftojnë mes jetës e vdekjes derisa aty po trajtohen kryesisht raste të rënda të prekura me virusin, raporton KOHA.

Ekipi i KOHËS gjatë së hënës ka qëndruar për rreth 1 orë aty për të parë gjendjen nga afër.

Pacientët, të cilët janë duke u trajtuar tash e disa ditë në këtë pjesë të QKUK-së, thonë se janë të kënaqur me stafin shëndetësor e shpresojnë se do ta mposhtin virusin.

Të shtrirë e në pamundësi për të lëvizur, duke u asistuar nga aparaturat e oksigjenit, në mungesë të të afërmve të tyre, ata kanë një mesazh të përbashkët drejtuar të gjithë qytetarëve.

Tash e më shumë se dy javë, në këtë objekt është duke punuar edhe Gazmend Gashi, i cili është infermier, dhe për të ardhur këtu udhëton çdo ditë nga Komuna e Drenasit, si staf shtesë i angazhuar në QKUK.

Në lidhje me kapacitetet dhe gjendjen në këtë klinikë, tregon edhe përgjegjësi Gazmend Spahiaj.

Stafi shëndetësor që rrezikon edhe vetë të preket nga virusi apelojnë te qytetarët që të mos i neglizhojnë masat e institucioneve të shëndetësisë.

Objekti i Mjekësisë Sportive ka vend vetëm për 23 persona, derisa tash e një javë, Kosova po regjistron çdo ditë mbi 200 raste me koronavirus.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483