Bota

Mes viktimave nga koronavirusi, konfirmohen edhe 3 mjekë në Francë

Gjatë ditës së sotme, autoritetet franceze kanë njoftuar se tre mjekë kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

Sipas njoftimit, mjekët ishin nga rajoni Grand Est në Francën verilindore, ku njëri prej tyre është mjek i përgjithshëm në Moselle, një obstetër-gjinekolog në Mulhouse dhe një mjek tjetër i përgjithshëm në Colmar.

Sipas CNN, 490 mjekë e infermierë në Francë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Deri më tani në Francë janë infektuar 20.104 persona dhe kanë humbur jetën 862 persona.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483