Life Style - Funny

Mes krizës së koronavirusit, dashuria nuk njeh kufij për çiftin e moshuar

Një çift i moshuar janë bërë të famshëm pas shpërthimit të koronavirusit për shkak të takimit të tyre të përditshëm në kufirin mes dy shteteve.

Inga Rasmussen, 85 vjeç, nga Danimarka dhe Karsten Tüchsen Hansen, 89 vjeç, nga Gjermania takohen pranë qytetit të Aventoft për të biseduar, pirë nga një pije dhe mbajnë distancën e rekomanduar për të qenë të sigurt.

Kufiri Gjermani-Danimarkë u mbyll dy javë për të parandaluar përhapjen e kufirit. Gjermania ka rreth 63.000 raste të konfirmuara me koronavirus ndërsa Danimarka mbi 2.500.

Por çifti nuk do të lejojë që një pandemi globale t’i ndalojë të takohen.

“Është e trishtueshme por ne nuk mund ta ndryshojmë,”- tha Rasmussen për Deutsche Welle. Të dy u bënë të famshëm në zonë gjatë krizës së ppandemisë pari kryebashkiaku i Tonder i gjeti duke udhëtuar me biçikletë.

Pasi u takuan dy vite më parë, për më shumë se një vit e kanë kaluar kohën  pothuajse çdo ditë së bashku.

Rasmussen udhëton me makinë drejt kufirit nga qyteti I saj Gallehus ndërsa Hansen udhëton me biçikletë nga Süderlügum.

Rasmussen dhe Hansen kanë bërë udhëtime së bashku në të kaluarën dhe planifikojnë të udhëtojnë përsëri pasi epidemia të ketë mbaruar.

Ata janë vetëm një çift që kanë gjetur mënyra krijuese për të mbajtur gjallë marrëdhënien e tyre gjatë pandemisë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483