Show Biz

Meryem Uzerli – ‘sulltanesha Hyrrem’ fillon biznes të ri në Gjermani

Aktorja turke, Meryem Uzerli, e cila u bë e famshme me rolin në serialin turk për sulltan Sulejmanin, “Muhtesem Yuzyil”, është duke ndjekur një rrugë të re në jetën e saj.

Asokohe, ajo e portretizoi sulltaneshën Hyrrem dhe u pëlqye shumë nga shikuesit, ndërsa aktualisht jeton me vajzën e saj në Berlin dhe ka vendosur të fillojë një biznes të ri.

Përmes njoftimeve në rrjetet sociale, 36-vjeçarja ka bërë të ditur se ka hapur një dyqan me produkte ushqimore pa gluten në kryeqytetin gjerman.

Aktorja dukej shumë entuziaste me biznesin e ri, ndërkohë që ka theksuar se ky është vetëm fillimi i një plani më të madh.

Sipas Uzerli, fillimisht në Berlin, e pastaj plani i përbashkët me miqtë e saj është që të hapin dyqane të tilla edhe në vendet tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483