Kosova

Merr flakë autobusi i linjës Kosovë – Shqipëri në Rrugën e Kombit

Një autobus i linjës Kosovë – Shqipëri është përfshirë nga flakët në “Rrugën e Kombit”, në afërsi të Repsit, në Mirditë.

Burime për RTV Ora bëjnë me dije se si pasojë e zjarrit ka dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Mësohet se autobusi ka pësuar defekt në sistemin elektrik, që i ka shkaktuar zjarr në motor.

Se gjendja teknike e abusëve të disa agjencive vendore që kanë për destinacion bregdetin shqiptar e atë malazez nuk është e mirë, e dëshmon edhe një rast tjetër.

Koha.net mëson se ditë më parë, një autobus i linjës Ulqin – Prishtinë, derisa po kthehej gjatë natës, ka udhëtuar pa drita. Mësohet se në ndihmë atij i kanë dalë dy autobusë tjerë të cilët e kishin futur në mes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.