Kosova

Merovci: Rugova ka qenë menaxher shumë i dobët

Adnan Merovci, një ndër njerëzit më të afërt të ish-presidentit Ibrahim Rugova ka folur edhe një herë për të kaluarën.

Në ATV, ai ka treguar për “defektet” e ish-themeluesit të LDK-së.

“Shumë ka qenë menaxher i dobët. Me ia pas lanë asfaltin e kanalizimin mi ndreq na kish marrë në qafë. Menaxher i dobët”, tha Merovci.

“Ka pasur edhe dobësi personale që kur e pat lënë pirjen e duhanit pat fillu me hangër edhe këtë ia konsideroj si dobësi”, shtoi ai.

“Në çështje të vendimmarrjes në shumë situata na u ka duk në rrethin e parë si njeri i paguximshëm. Krejt kishim qenë shkurtpamës”, theksoi Merovci.