Bota

Merkel thotë se vaksinimi do të jetë obligativ nga shkurti

Korrespondenti i televizionit Sky News për Evropë, Adam Parsons, ka raportuar se kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se vaksinimi do të jetë obligativ nga shkurti i vitit të ardhshëm.

Gazetari ka raportuar nga konferenca për medie e udhëheqësve gjermanë, të cilët diskutuan për masat e mëtejme kundër pandemisë në kohën kur ekonomia më e fuqishme evropiane po përballet me valën e katërt të infeksioneve.

Qeveria gjermane do të vendosë edhe kufizime të reja rreth kontakteve sociale për të pavaksinuarit. Mediet lokale po i përshkruajnë masat si “izolim për të pavaksinuarit”.

Për ata që e njohin gjuhën gjermane, konferencën për gazetarë të udhëheqësve të Gjermanisë mund ta ndiqni drejtpërdrejt duke klikuar KËTU.

Shfaq më shumë