Bota

Merkel: Pandemia nuk mund të luftohet me rrena dhe dezinformata dhe as me…

“Pandemia nuk mund të luftohet me rrena dhe dezinformata dhe as me urrejtje e agjitacion. Populizmi i mohimit të fakteve po shpërfaq kufizimet e veta.

Në një demokraci, faktet dhe transparenca janë të domosdoshme. Kjo e shquan Evropën dhe Gjermania do të qëndrojë për këtë gjatë presidencës së saj”, është shprehur Merkel

Pandemia po i demaskon kufizimet e “populizmit të mohimit të fakteve”, ka deklaruar kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë adresimit para deputetëve të Parlamentit Evropian.

“Pandemia nuk mund të luftohet me rrena dhe dezinformata dhe as me urrejtje e agjitacion. Populizmi i mohimit të fakteve po shpërfaq kufizimet e veta. Në një demokraci, faktet dhe transparenca janë të domosdoshme. Kjo e shquan Evropën dhe Gjermania do të qëndrojë për këtë gjatë presidencës së saj”, është shprehur Merkel, raportojnë mediet ndërkombëtare.

Në fjalimin e saj, Merkeli ka shpalosur planet e vendit të saj gjatë presidencës gjashtëmujore të radhës së Bashkimit Evropian. Gjermania ka marrë detyrën e kryesimit të BE-së më 1 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483