Kombëtare

Merkel mbështet hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se qeveria gjermane mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ajo tha se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është në interesin e të gjithëve.