Kombëtare

Merkel: Brenda vitit të hapen kapitujt e negociatave me Tiranën dhe Shkupin

Të hapen kapitujt e negociatave brenda vitit. Kjo është dëshira e kancelares gjermane Angela Merkel për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e shprehur sot në Parlamentin Europian.

Berlini zyrtar sapo ka marrë presidencën gjashtëmujore të BE-së dhe ndër prioritetet e shpalosura Merkel ka cituar pikërisht rrugëtimin europian të Tiranës dhe Shkupit.

“Duhet të hyjmë në diskutime me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ishin fjalët e kancelares gjermane, që shtoi se kjo do të ishte shenjë e perspektivës së anëtarësimit të dy vendeve ballkanike. /A2 CNN/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.