Merkel: BE të arrijë marrëveshje për Poloninë dhe migracionin

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se sundimi i ligjit është një aspekt kyç i Bashkimit Evropian, i cili duhet të gjejë mënyra për të arritur një marrëveshje me Poloninë dhe një qëndrim të përbashkët për migracionin gjatë bisedimeve të sotme.

“Ne duhet të gjejmë mënyra për t’u ribashkuar sepse shumë çështje në Gjykatën Evropiane nuk janë zgjidhja,” tha Merkel në Bruksel pas mbërritjes në samitin e BE-së, raporton Reuters.

Ajo shtoi se udhëheqësit evropianë do të flasin gjithashtu për migracionin pasi që kjo temë është bërë gjithnjë e më e rëndësishme pas “veprimeve hibride” të presidentit bjellorus Alexander Lukashenko në lidhje me Poloninë, Lituaninë dhe Gjermaninë.

“Ne do të diskutojmë se cilat forma të sanksioneve ekonomike mund të konsiderojmë në mënyrë që të bëjmë të qartë se ne dënojmë këtë formë të trafikimit të mbështetur nga shteti,” tha Merkel, duke shtuar se i vjen keq që 27 vendet anëtare nuk kishin gjetur ende një qëndrim të përbashkët për migrimi.

Në temën e krizës energjetike, Merkel vuri në dukje se kjo duhet të diskutohet veçmas nga çështja e ndryshimit të klimës dhe se qeveritë duhet të jenë “të arsyeshme” sa i përket çmimeve të energjisë.

“Ne nuk duam të mbyllim tregun,” tha kancelarja Merkel.

Go to TOP