Bota

Merkel: BE-ja po përballet me sfidën më të madhe që nga themelimi

Pandemia e koronavirusit paraqet sfidën më të madhe për Bashkimin Evropian, ka deklaruar të hënën kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke shtuar se është me rëndësi që blloku të dalë i fortë prej krizës ekonomike, të shkaktuar prej koronavirusit.

“Sipas qëndrimit tim, Evropa, Bashkimi Evropian, po përballet me sfidën më të madhe që nga themelimi”, ka thënë Merkel, raporton Reuters, transmeton KOHA.

“Kemi një sfidë të madhe shëndetësore që po ndikon tek të gjitha shtetet anëtare, sado që në mënyra të ndryshme”, ka deklaruar ajo.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483