Kosova

Mërgimtarit nuk i është vjedhur Mercedesi G-Class, ia mori një i afërm

Sot gjatë ditës një qytetar ka njoftuar se i është vjedhur vetura e tij luksoze Mercedes-Bens G-Class në qendër të Prishtinës.

Ai ka kërkuar ndihmë për gjetjen e personit që i ka marr makinën.

Por, version tjetër rreth rastit ka dhënë Policia e Kosovës.

Sipas policisë, kjo veturë nuk është vjedhur, por është marr nga një i afërm i pronarit.

Lajmin e ka konfirmujar për Gazetën Express, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. 

“Informacionet që ka policia flasin që nuk ka të bëj me vjedhje, porse një person i njohur i denoncuesit e ka marrë veturën përderisa ky pretendon se nuk e ka ditur”, ka thënë Ahmeti. 

Ankuesi kishte shkru se vetura ka qenë e parkuar pas restorantit “Rings” që gjendet në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Kosovës.

Madje ai kishte lënë edhe numrat e kontaktit për ata që e kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e veturës./Express/